Arbian Mazniku, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama nuk synon të japë dorëheqjen, pavarësisht pakënaqësisë së studentëve dhe qytetarëve.
“Ai nuk e ka në plan. Nuk zotëron një mandat personal, por ushtron mandatin e Partisë Socialiste të fituar me 800 mijë vota. Ka një synim të qartë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ka një marrëveshje me shqiptarët”, u shpreh Mazniku.
Kur u pyet nëse këto protesta ndikojnë te qeveria, deputeti Mazniku e krahasoi situatën në Shqipëri me atë të Francës, Italisë apo Portugalisë, ku zhvillohen protesta të gjera studentore.
“Shumica parlamentare duhet të dëgjojë qytetarët, të reagojë dhe të rishikojë politikat, duke mbetur besnike ndaj agjendës kryesore. Sot ndodhemi në një situatë ku ka protesta edhe më të mëdha se këto, në Francë, Portugali, Spanjë, protesta të ngjashme”, theksoi Mazniku.
Burimi: gazetadita.al










