Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten me pesë pika kyçe në rendin e ditës

Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten me pesë pika kyçe në rendin e ditës

Kuvendi i Kosovës ka caktuar të enjten, më 22 tetor, një seancë plenare që pritet të fillojë në orën 10:00.

Bazuar në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, rendi i ditës përmban pesë pika, duke filluar me miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu krijimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Gjithashtu, në seancë do të vihet në votim propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, raporton Klankosova.tv.

Më poshtë është rendi i plotë i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
  5. Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha