Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Berisha është vetë dora e dhunës, ka rrëmbyer protestën. Çupi thotë se dështoi tentativa për të fshehur grupin e zjarrit

Berisha është vetë dora e dhunës, ka rrëmbyer protestën. Çupi thotë se dështoi tentativa për të fshehur grupin e zjarrit

Në emisionin “Ora e njëmbëdhjetë” në ABC News, analisti Frrok Çupi ka dhënë komentin e tij mbi protestën dhe zhvillimet politike, duke akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se qëndron pas akteve të dhunës dhe se protesta është kthyer në një veprimtari të drejtuar politikisht nga opozita.

Çupi vlerëson se zhvillimet e fundit kanë forcuar pretendimin e tij se pas protestës qëndrojnë struktura të lidhura me Partinë Demokratike, përfshirë sindikatat dhe një pjesë të pedagogëve që kanë shprehur mbështetje për lëvizjen.

Analisti e konsideroi protestën si një dështim për organizatorët, duke pretenduar se ata nuk arritën të fshihnin përfshirjen e grupeve që, sipas tij, lidhen me strukturat e Partisë Demokratike.

“Berisha është vetë dora e dhunës. Ai është shkaktari i egërsisë ndaj vendit. U rikonfirmua se prapa qëndrojnë të bijtë dhe se sindikatat janë degëzime të PD. U rikonfirmua se profesorë e Universitetit kanë ardhur në protestë si degë politike e PD. Dhe pjesa më e madhe e atyre që ishin në protestë janë ata që bëjnë pjesë ne PD.

Por ishte dhe një ditë dështimesh, dështoi tentativa e Berishës për të fshehur grupin e zjarrit që fshihej në PD. Tani protesta nëse quhet protestë është krejtësisht e korruptuar. Askush nuk e ha më këtë për protestë studentësh, flamingosh apo protestës kundër qeverisë. Kjo është protestë e Berishës që është në gjyq për një korrupsion shumë të madh.

21 tetori është dita kur është vrarë Remzi Hoxha me urdhër të Sali Berisha. Në krye të Sindikatës së Universitetit ishte një nga ata të SHIK që ka marrë pjesë në vrasje. Imagjinoni, një nga vrasësit e këtij dëshmori udhëhiqte protestën sot”, tha ai.

/abcnews.al/

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha