Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një imazh të profesor Maksim Meço, i cili shfaqet me një dëmtim në fytyrë.
Këlliçi deklaron se Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë.
Deputeti demokrat thekson se Rama nuk e vëren këtë dëmtim, pasi është i verbuar nga pushteti dhe privilegjet, si dhe nga frika e drejtësisë për çështjet e rënda financiare, dhe synon të mbajë pushtetin me çdo kusht, edhe me koston e shkatërrimit të vendit.
Postimi i deputetit Belind Këlliçi
Pse Edi Rama nuk e vëren këtë dëmtim?!!!
Prej ditësh Kryeministri më i korruptuar në Europë, i cili urdhëroi dhunë masive në Tiranë me juntën policore, mban një retorikë helmuese që përçan shoqërinë.
Ai përfaqëson banditët në uniformë që sulmojnë të pafajshmit për të ruajtur karrigen e Edi Ramës, ndërsa të gjithë të tjerët janë armiq. Merret me statistika lëndimesh ndërkohë që dhuna e tij shtazarake nuk kurseu askënd.
Pse Edi Rama nuk e dallon këtë goditje, këtë dëmtim në syrin e profesorit Maksim Meço?!
Pse sipas tij kjo nuk ka ndodhur?!
Pse shpërblen ai me paratë e shqiptarëve banditët në uniformë që kanë gjuajtur me plumba gome?!
Sepse është i verbuar nga pushteti dhe privilegjet, si dhe nga frika e drejtësisë për çështjet e rënda financiare, dhe synon të mbajë pushtetin me çdo kusht, edhe me koston e shkatërrimit të vendit.
Burimi: www.balkanweb.com










