Volker Türk, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ka publikuar një deklaratë në lidhje me protestat që po mbahen njëkohësisht në disa vende evropiane, duke përfshirë Shqipërinë.
Ai thekson se tubimet e mëdha po ngjallin shqetësime për të drejtat e njeriut.
Türk dënon çdo akt dhune dhe kërkon që ato të ndalen në të ardhmen.
Komisioneri i OKB-së thekson se zgjidhja e vetme dhe më e përshtatshme është një dialog i hapur dhe i sigurt.
“Protestat e gjera në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali po nxisin shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut. Unë dënoj të gjitha format e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të qetësojnë situatën dhe të pengojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Rruga e vetme dhe më e mira përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet. Shtetet duhet të garantojnë këto të drejta.
Unë dënoj veprimet e atyre që përfitojnë nga protestat për të kryer akte dhune dhe shkatërrimi ndaj pronës publike dhe private. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi individuale”, citohet në reagim.
Burimi: www.cna.al










