E ftuar në emisionin Prime News24, pedagogia Elsa Skënderi u shpreh se kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij të sotëm ishte plotësisht jashtë realitetit.
Skënderi theksoi se Rama i cilësoi protestuesit si kulakë. Ajo shtoi se kryeministri ndodhet në fazën e fundit të qëndrimit në pushtet.
Pedagogia Elsa Skënderi: Njerëzit po zgjohen nga “gjumi” dhe po tregojnë më shumë empati.
Të gjithë kanë pasur pakënaqësi dhe secili ka menduar me vete se “çfarë më duhet mua” dhe “nuk ia vlen”. Megjithatë, sot po mendojmë se ia vlen të rezistosh dhe të luftosh. Kryeministri e dëshmoi se është në delir dhe në grahmat e fundit për të mbajtur pushtetin.
Kreu i qeverisë i quajti kulakë protestuesit. Kryeministri deklaroi se të gjithë anëtarët e familjes së një protestuesi nuk do të përfitojnë shërbime, dhe kjo përbën diktaturë.
Burimi: www.balkanweb.com










