Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kalaja akuzon Ramën për terror ndaj të rinjve me urdhër të tij

Kalaja akuzon Ramën për terror ndaj të rinjve me urdhër të tij

Avokatja e mirënjohur Adriana Kalaja ka dhënë hollësi rreth dhunës së policisë ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Gjatë një interviste televizive ajo deklaroi se është ushtruar dhunë e panevojshme edhe ndaj personave të neutralizuar.

Adriana Kalaja: Reprezalja policore nuk ka pushuar as në orët e vona të natës, por as në orët e para të mëngjesit.

Bled Marku: Çfarë nënkupton reprezalja, zonja Kalaja? I kanë rrahur në komisariate, apo i kanë arritur edhe në shtëpi?

Adriana Kalaja për ndalimet jashtë protestës

Adriana Kalaja: U kanë shkuar nëpër banesa duke i shoqëruar në komisariat. Së pari, kjo nuk mund të quhet arrestim në flagrancë, dhe së dyti, policia nuk mund të kryejë këtë lloj reprezaljeje, pasi për dy prej tyre, sipas familjarëve që më informuan, nuk kanë qenë fare në protestë. Familjet thonë se djali ka qenë në protesta javën e kaluar dhe është ndaluar një herë nga policia. Siç duket, ata kanë të gjithë listën e personave të arrestuar dhe sa herë që ndodh ndonjë incident apo problematikë gjatë protestave, u sulen të rinjve nëpër familje për t’i arrestuar. Sidomos vërehet një tendencë në listat që përdor patronazhisti apo urdhëruesi i gjithë kësaj dhune kriminale, i biri i Kristaq Ramës, sipas të cilave këta persona që sot janë të shoqëruar dhe me shumë gjasa mund të ndalohen, janë familjarë ose vetë anëtarë të PD-së.

Pra, ka një nisje të drejtpërdrejtë të dhunës edhe pas protestës. Ajo që thamë dje ishte përtej skandalit, domethënë është ushtruar dhunë e panevojshme edhe ndaj personave të neutralizuar. Është përdorur gaz lotsjellës me kimikate brenda, edhe në rastin kur protestuesit po qëndronin paqësisht. Dhe fatkeqësisht kemi rastin e rëndë të Erjon Vishkullit…

Kallëzim penal për dhunën ndaj protestuesve

Për këtë rast, por edhe për raste të tjera të dhunës ku policët kanë dhunuar një person të shtrirë pa ndjenja, unë do të depozitoj kallëzim penal, pasi jemi të vetëdijshëm se nëse ne nuk reagojmë fort, policia e inkriminuar nën urdhrat politikë, bashkë me urdhëruesin e tyre Edi Rama, në ditët në vijim do të vazhdojë edhe më keq…

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha