Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kosova

Misioni i BE-së ndjek nga afër situatën në kufirin Kosovë-Serbi gjatë zgjedhjeve

Misioni i BE-së ndjek nga afër situatën në kufirin Kosovë-Serbi gjatë zgjedhjeve

Prania e misionit të EULEX-it në Kosovë është rritur pranë pikave kufitare me Serbinë.

Ky shtim vjen pasi shumë qytetarë të komunitetit serb po udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet atje.

Monitorimi i situatës në terren

Në një njoftim për media, misioni bëri të ditur se po monitoron gjendjen në terren.

Sipas njoftimit, që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi, EULEX-i ka shtuar patrullat e Njësisë Policore të Specializuar pranë pikave kryesore të përbashkëta të kalimit mes Kosovës dhe Serbisë. Patrullat po monitorojnë situatën në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha