Ilir Meta ka shprehur mbështetje për protestën e pedagogëve në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta e ka përshkruar tubimin si një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, duke i shprehur falënderim pjesëmarrësve.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
“Protesta e pedagogëve përbën një demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë nga të rinjtë. Të mbështesim pedagogët, gjimnazistët, të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një arsim cilësor dhe dinjitoz, për një Atdhe të përparuar të njerëzve të ditur. PA RINI NUK KA SHQIPËRI!”
Burimi: tirananews.al










