Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Belind Këlliçi zbulon identitetin e politikanit që mbante 800 mijë euro në banesë

Belind Këlliçi zbulon identitetin e politikanit që mbante 800 mijë euro në banesë

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, bëri një deklaratë publike.

Ai deklaroi se gjatë një kontrolli të kryer nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në banesën e një politikanu u zbuluan 800 mijë euro të padeklaruara.

Sipas Këlliçit, kjo shumë është mbajtur e fshehur dhe është raportuar në mënyrë të rreme në procesverbal, duke pretenduar se janë gjetur vetëm 3 mijë euro.

Deputeti i PD nuk e përmendi emrin e politikanit, duke lënë që këtë ta bënte Arbian Mazniku, i cili sipas Këlliçit kishte informacion për këtë çështje.

Ndërkohë, deputeti i PS-së nuk reagoi ndaj kësaj sfide të ngritur nga Këlliçi.

Pyetja mbetet ende pa përgjigje: cilit politikan i janë gjetur 800 mijë euro në banesë?

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha