Ekonomisti i mirënjohur amerikan Steve Hanke ka reaguar ndaj protestës studentore në Shqipëri, duke bërë një apel të hapur për largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti që mban.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “X”, Hanke thekson se momenti për t’u tërhequr i ka ardhur tashmë kryeministrit.
“Si një Kalorës Shqiptar i Flamurit, jam i mendimit se ka ardhur koha që Kryeministri Rama të largohet nga dera e daljes.”– shkruan Steve Hanke në X.
Postimi
Shqipëria pozicionohet NË VENDIN e 91-të mes 143 shteteve në indeksin e ri të @TheWJP për SUNDIMIN E LIGJIT 2026. SHQIPËRIA E KRYEMINISTRIT RAMA = PA SUNDIM TË LIGJIT = PA PROBLEM. Si Kalorës i Flamurit shqiptar, mendoj se ka ardhur koha që Kryeministri Rama të dalë nga shtëpia.
Burimi: sot.com.al









