Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Ndryshime në qeveri, dy zëvendësministra të rinj në Shëndetësi dhe Punë të Jashtme

Ndryshime në qeveri, dy zëvendësministra të rinj në Shëndetësi dhe Punë të Jashtme

Gjatë ditës së së mërkurës, Këshilli i Ministrave, me propozimin e kreut të qeverisë, miratoi emërimin e dy zv/ministrave të reja.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Anila Rexha është caktuar në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Komunikatë e Kryeministrisë:

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në bazë të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, sipas propozimit të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në “Fletoren zyrtare”.

Ndërsa Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në bazë të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, sipas propozimit të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në “Fletoren zyrtare”.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha