Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Deputetja e PS u bën thirrje protestuesve: Pa dialog, përballja le të jetë në zgjedhje

Deputetja e PS u bën thirrje protestuesve: Pa dialog, përballja le të jetë në zgjedhje

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e cila ishte e ftuar në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, deklaroi se në rast se protestuesit nuk pranojnë të hapin dialogun, alternativa tjetër mbetet përballja në zgjedhje.

Sipas Milas, protesta duhet të provojë mbështetjen reale që ka në popull. Deputetja socialiste thekson se do të ishte e preferueshme që destabilizimi i panevojshëm i krijuar aktualisht të mbyllej në mënyrë paqësore, duke qenë se Shqipëria është në prag të mbylljes së negociatave.

“Nëse protestuesit nuk dëshirojnë dialog, edhe pse realisht ky është opsioni ynë dhe do të donim shumë ta ndiqnim këtë rrugë, opsioni i dytë mbetet që të formalizohet, të testojnë veten, të shohin numrat. Të testojnë frymën reale nëse e kanë krijuar për mbështetje, dhe ejani të testohemi të gjithë bashkë me votë. Për të mirën e Shqipërisë, që jemi në prag të mbylljes së negociatave, do të ishte shumë mirë që ky destabilizim i panevojshëm të mbyllej me paqe dhe dialog. Nëse nuk e doni këtë opsion, ejani dhe testohuni dhe na dilni përballë në zgjedhje”.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha