Për ditën e tetë me radhë të rezistencës së tyre, protestuesit pritet të mblidhen përsëri në rrugët e kryeqytetit. Bleona Prenegzaj, gazetare e “rrugës së Durrësit”, njofton se situata është e qetë, edhe pse protestuesit nuk janë grumbulluar ende, ndërsa policia qëndron në gatishmëri për çdo eventualitet.
Gjatë shtatë ditëve të para, revolta e qytetarëve është karakterizuar nga përplasje, akte dhune dhe dëmtim i pronës publike dhe private.
Në shtatë ditët e para, ka pasur grumbullime protestuesish edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa janë shënuar raste të izoluara dhune.
Burimi: abcnews.al










