Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Nuk dimë të jetojmë në demokraci, Petraj kërkon zgjerimin e paketës së masave

Nuk dimë të jetojmë në demokraci, Petraj kërkon zgjerimin e paketës së masave

Sipas avokatit Edmond Petraj, dëmtimi i pronës publike dhe asaj private gjatë protestave tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të ketë probleme me kulturën demokratike dhe me respektimin e ligjit.

Kërkesa për zgjerimin e paketës së masave

Në emisionin News Line në ABC News, ai kërkoi zgjerimin e paketës së masave të prezantuar sot nga kryeministri Rama, duke propozuar masa administrative edhe për vepra që dënohen deri në 7 vite burg. Sipas tij, gjobat dhe ndëshkimi financiar mund të jenë më efektivë për të frenuar sjelljet e dhunshme.

“Ne kemi edhe shumë probleme, jemi një popull që nuk dimë të jetojmë në demokraci. Është sëmundje e njerëzve që çdo gjë që iu del para duhet ta prishin, duhet ta dëmtojnë dikë që të mos ecë para.

Paketa ligjore duhet zgjeruar edhe për masa të tjera, që edhe veprat deri në 7 vite të kenë një masë administrative, vetëm pjesa e shumës monetare i rëndon në xhep çdo personi.

Çdo kujt i djeg pjesa financiare. Janë disa meme që qarkullojnë në rrjete sociale, ku vjen polici dhe i thotë se do të dalësh, ndërsa i burgosuri kundërshton duke thënë se këtu ka drita, ujë, ushqim etj”, u shpreh Petraj./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha