Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Studentët, avokatët dhe shoqëria civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën, Skënder Hitën dhe zinxhirin komandues të policisë për 180 krime të dokumentuara, ndërsa blindat, efektivët me maska dhe plumbat vdekjeprurës që u përdorën për të shtypur protestën pritet t’i japin goditje fatale makinerisë së terrorit shtetëror

Studentët, avokatët dhe shoqëria civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën, Skënder Hitën dhe zinxhirin komandues të policisë për 180 krime të dokumentuara, ndërsa blindat, efektivët me maska dhe plumbat vdekjeprurës që u përdorën për të shtypur protestën pritet t’i japin goditje fatale makinerisë së terrorit shtetëror

Dyert e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) u shndërruan dje në arenën e një prej ngjarjeve më tronditëse politike dhe ligjore të viteve të fundit. Dhjetëra avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë kanë paraqitur një dosje të gjerë penale që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj niveleve më të larta të pushtetit. Në qendër të kallëzimit janë vendosur Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita. Ky hap nuk është thjesht një denoncim i zakonshëm, por një përpjekje e hapur për të çmontuar atë që denoncuesit e quajnë “makineria e terrorit shtetëror”. Dosja përmban të dokumentuara me saktësi mbi 180 raste të paligjshmërisë, dhunës së ashpër dhe tejkalimit të kompetencave gjatë protestave popullore.

Armët kinetike, blindat dhe “efektivët fantazmë”

Sipas grupit nismëtar, skena e protestave nuk ishte një përplasje e zakonshme për ruajtjen e rendit, por një operacion i orkestruar frikësimi masiv. Dosja e dorëzuar në SPAK zbardh përdorimin e mjeteve blinduar, trupave të maskuara pa numra identifikimi dhe personave civilë me kompetenca policore. Më tronditës është faktimi i përdorimit të armëve kinetike me plumba gome, të cilat nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) klasifikohen si municione pothuajse vdekjeprurëse. Përdorimi i tyre ndaj qytetarëve paqësorë që nuk paraqisnin asnjë rrezik përbën një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. “Viktima e sheh dhunuesin, por nuk mund ta identifikojë. Dhuna bëhet publike për të frikësuar popullin, ndërsa autori mbetet anonim për t’i shpëtuar përgjegjësisë,” deklaron grupi kallëzues.

Zinxhiri Komandues para Gjykatës së Strasburgut

Duke iu referuar standardeve më të larta të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), kallëzuesit i kërkojnë SPAK-ut të hetojë të gjithë zinxhirin komandues. Pyetja kryesore që pret përgjigje është se kush e urdhëroi apo e lejoi këtë mekanizëm shtypës: a ishte kjo një devijim i disa efektivëve apo një strategji e orkestruar nga zyrat e kryeministrisë? Ky akt ligjor kërkon të shembë përfundimisht murin e pandëshkueshmërisë, duke rikujtuar se policia ka për detyrë të mbrojë qytetarët dhe jo të shndërrohet në një gardë private për mbrojtjen e pushtetit. Tani sytë e opinionit publik janë kthyer nga prokurorët e posaçëm.

Pjesë nga kallëzimi

“Sot, më 23.10.2026, dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK një kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, dhe drejtuesve të tjerë policorë. Kërkohet gjithashtu hetimi i rolit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Ervin Demo. Kallëzimi dokumenton mbi 180 raste të paligjshmërisë gjatë protestave, por synon diçka më të madhe se ndëshkimin e efektivëve që kanë ushtruar dhunë: hetimin e një mekanizmi të organizuar për shtypjen e protestës dhe sigurimin e pandëshkueshmërisë së dhunuesve.

Efektivë të maskuar, pa numra identifikimi, persona civilë që ushtrojnë kompetenca policore, dhunë ndaj qytetarëve që nuk paraqesin rrezik, si dhe kanë përdorur armë kinetike (me plumba gome) që sipas OKB janë pothuajse vdekjeprurëse, dyshohet se janë të organizuar nga drejtuesit dhe u është siguruar pandëshkueshmëri. Viktima e sheh dhunuesin, por nuk mund ta identifikojë. Dhuna bëhet publike për të frikësuar qytetarët, ndërsa autori mbetet anonim për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

Gjithçka për të penguar lirinë kushtetuese të tubimit. Siç e kërkon Gjykata e Strasburgut, SPAK duhet të hetojë të gjithë zinxhirin komandues dhe të përcaktojë nëse kjo dhunë ishte devijim i disa efektivëve apo instrument i organizuar, i urdhëruar ose i lejuar nga drejtuesit. Në një shtet demokratik, policia ka detyrë të mbrojë qytetarët, jo t’i frikësojë ata. Dhe askush nuk duhet të ketë imunitet për dhunën shtetërore. Grupi nismëtar i kallëzimit penal”, thuhet në njoftim.

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha