Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kryengritje në PD, Petraj kërkon hetim nga SPAK dhe protestë të shtunën

Kryengritje në PD, Petraj kërkon hetim nga SPAK dhe protestë të shtunën

Avokati Edmond Petraj deklaroi se vendi ka përjetuar dhunën më të rëndë gjatë protestave të ditëve të fundit dhe se SPAK disponon të gjitha elementet e nevojshme për të nisur hetimin.

Protesta dhe dhuna

Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj theksoi se protesta e së shtunës organizohet pikërisht për të shpëtuar Partinë Demokratike nga dhuna.

“Kjo nuk ka qenë protestë, ka qenë dhunë. U dogjën institucionet. Pavarësisht lirimeve në sallat e gjyqit, procedimi penal vijon. Pas kësaj do të ngrihet një grup hetimor që do të marrë përsipër gjithë dhunën e këtyre ditëve. Një dhunë e tillë ishte përjetuar vetëm para 30 vitesh, nuk e kishim përjetuar një kryengritje të tillë.

Masat ligjore dhe reagimi i policisë

Elementët që parashikon neni 221 janë të gjithë të pranishëm. Masat janë shumë të rënda, deri në burg përjetë. Të gjithë ata që kanë dhënë mbështetje quhen bashkëpunëtorë dhe nxitës të cënimit të rendit kushtetues. Nesër protesta do të jetë për të shpëtuar PD nga dhuna, do të shkëputet nga grupi tjetër. Por ata janë një, janë dy struktura brenda së njëjtës kupolë. Nëse policia u godit, çfarë duhet të bënte, të të duartrokiste ty? Në një shtet normal policia reagon”, theksoi Petraj./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha