Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Policia në gatishmëri me 1500 efektivë për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë

Policia në gatishmëri me 1500 efektivë për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë

Gazetari Eni Ferhati njoftoi se 1.500 punonjës policie janë vendosur në terren për të garantuar zhvillimin e normal të protestës së shpallur nga Partia Demokratike, e cila pritet të fillojë në orën 12:00.

Masat pranë Kryeministrisë

Përreth Kryeministrisë janë pozicionuar edhe disa autobote me ujë, të cilat pritet të përdoren ndaj protestuesve nëse do të ketë akte dhune.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij brenda ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa ftesa e tij e pestë për dialog është refuzuar sërish, pasi disa protestues kanë hequr jastëkët e vendosur jashtë godinës së qeverisë, si dhe letrat me mbishkrimin “dialog”.

Protesta e studentëve

Rreth orës 14:00 pritet të nisë edhe protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilëve do t’u bashkohen edhe pedagogët.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha