Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri për dialog

Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri për dialog

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë tjetër për t’i ftuar protestuesit në dialog.

Tre ditë më parë, ai kishte vendosur disa karrige dhe ulëse prej betoni për protestuesit, mirëpo ata jo vetëm që e refuzuan ftesën për dialog, por i hodhën tutje karriget dhe ulëset e betonit në shkallët e Kryeministrisë.

Tavolina e re prej betoni

Tani ai ka gjetur një mënyrë tjetër për t’i ftuar protestuesit në dialog. Kryeministri ka improvizuar një tavolinë prej betoni dhe përreth saj ka vendosur disa jastëkë, ndërsa ndryshe nga herët e tjera nuk ka zgjedhur t’u drejtohet protestuesve me ndonjë mesazh tjetër.

j.l./ dita

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha