Stresi ka bërë një apel publik duke i kërkuar qytetarëve të marrin pjesë në numër të madh në protestën e organizuar sot në Shqipëri.
Apeli i Stresit për pjesëmarrje masive
Përmes një Instastory, artisti i është drejtuar shqiptarëve, duke e cilësuar protestën si një çështje me rëndësi kombëtare dhe duke nxitur mobilizim sa më të gjerë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Ju lutem, protestoni sot, dilni sa më shumë për të drejtat tona. Kjo është çështje kombëtare. O sot, o kurrë! Mos dalshim sot, mos dalshim kurrë”, ka shkruar Stresi.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të mos kenë frikë dhe të marrin pjesë në protestë, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre.
Kërkesa për sjellje korrekte nga Policia
Në të njëjtën kohë, Stresi i është drejtuar edhe Policisë, duke kërkuar që ajo të ketë një qëndrim të mirë ndaj protestuesve. Ai ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet ndjeshëm nëse nuk tregohet kujdes në trajtimin e qytetarëve.
Apeli i Stresit vjen në një periudhë kur protestat dhe reagimet publike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendje të gjerë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen tubimet e sotme.
Video e plotë në linkun më poshtë! /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










