Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua në Budapest me kryeministrin hungarez, Peter Magyar.
Lajmin për takimin e bëri të njohur Presidenca e Kosovës. Sipas njoftimit të saj, pas pritjes nga kryeministri Magyar, presidentja Shiroka Pula mori pjesë në një shfaqje solemne kushtuar 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.
Shfaqja në Teatrin e Operës në Budapest
Shfaqja u organizua në Teatrin e Operës në Budapest. Artistë dhe ansamble hungareze e përkujtuan këtë ngjarje historike përmes interpretimeve muzikore dhe artistike.
Burimi: www.albeu.com









