Vetëm disa orë para ndeshjes me Skënderbeun, Partizani është përballur me një situatë të papritur. Takimi i javës së 8-të të “Abissnet Superiore” do të luhet në stadiumin e Vorës, me fillim në orën 13:30.
Tifozët “Ultras Guerrils” bojkotojnë stadiumin
Grupi i tifozëve “Ultras Guerrils” ka bërë të ditur përmes Facebook-ut se nuk do të marrë pjesë në stadium në ndeshjet e radhës, përfshirë edhe përballjen në Vorë me korçarët. Në këtë vendim kanë ndikuar edhe protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në kryeqytet.
Partizani kërkon fitoren për të dalë nga kriza
Nga ana tjetër, Partizanit i nevojitet fitorja për t’u larguar nga kriza. Çdo rezultat tjetër do t’i vështirësonte edhe më shumë synimet e “Demave” për këtë sezon.
Burimi: www.albeu.com










