Katër ndeshje të javës së 8-të të “Abissnet Superiore” zhvillohen sot. Në orën 13:30 fillojnë dy sfidat e para: Laçi-Vora dhe Partizani-Skënderbeu.
Laçi dhe Vora
Laçi kërkon të ndalë serinë prej 3 ndeshjesh pa fitore në kampionat. Vora, ndërkohë, vjen pas triumfit ndaj Partizanit dhe synon të vazhdojë ecurinë pozitive.
Partizani dhe Skënderbeu
Partizani ka nevojë për pikë dhe do të shkojë në stadiumin e Vorës me fitoren si qëllim. Skënderbeu gjithashtu nuk pritet të tërhiqet.
Në orën 18:30, në “Loro Boriçi”, luhet Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Forma e dy skuadrave premton një ndeshje të luftuar.
Paralelisht, Teuta përballet me Elbasanin. Kryesuesit synojnë të vijojnë me të njëjtin ritëm, ndërsa verdheblutë, me nisjen e ciklit të ri nën drejtimin e Glen Dajës, duan të lënë pas të kaluarën dhe të përparojnë në Superiore.
Burimi: www.albeu.com










