Prishtina tani ka një vend të ri për ata që duan ushqim dhe shije të veçanta.
La Matiana hap dyert në Prishtinë
La Matiana, restoranti i ri i çiftit Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, të cilët njihen gjerësisht nga sezoni i tretë i Big Brother VIP Kosova, hapi dyert sot në orën 18:00.
I përqendruar te kuzhina latine, ky restorant paraqitet si një mundësi e re për ata që duan të shijojnë shije të ndryshme dhe të njohin më shumë nga kjo pjesë e gastronomisë.
Përmes La Matiana-s, Ana dhe Kevini sjellin një koncept që vlerëson përvojën e të ngrënit dhe rastin për të provuar kombinime që nuk janë pjesë e përditshmërisë së të gjithëve.
Hapja e restorantit shënon një fillim të ri për çiftin, tashmë në një fushë përtej ekranit televiziv, duke e shtrirë angazhimin e tyre edhe në gastronomi.
Një adresë e re për shijet latine
Që nga sonte, La Matiana është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të njihen nga afër me ofertën e saj me frymë latine.
Një adresë e re në Prishtinë, për ata që janë gjithmonë të gatshëm t’u japin një shans shijeve të reja.
Burimi: indeksonline.net










