Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Bylis dhe Pogradeci ndajnë pikët pas një ndeshjeje me katër gola

Bylis dhe Pogradeci ndajnë pikët pas një ndeshjeje me katër gola

Kategoria e Parë hapi javën e shtatë me një ndeshje mjaft tërheqëse. Bylisi dhe Pogradeci, të dy ndër ekipet më të forta që synojnë ngjitjen në Superiore, u ndanë në barazim 2-2.

Ndeshja ofroi spektakël me katër gola të shënuar që në pjesën e parë, ndërsa nuk munguan tensionet dhe protestat.

Bylisi dhe Pogradeci ndajnë pikët

Ballshiotët kaluan të parët në avantazh falë golit të shpejtë të Nyianguila që në fillim të takimit. Pogradeci reagoi duke përmbysur përkohësisht rezultatin me dy gola të realizuar nga Kazeem.

Barazimi përfundimtar erdhi pas një penalltie të dyshimtë të akorduar për ballshiotët në fund të pjesës së parë. Kushtet jo të mira të fushës ndikuan ndjeshëm në nivelin e lojës dhe krijuan vështirësi për të dyja ekipet.

Pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë, por u karakterizua nga kartonë të shumtë, ku Bylisi e mbylli takimin me një lojtar më pak, pasi Adeduro u ndëshkua me të kuq.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha