Eksperti i sigurisë Ilir Kulla dha komentin e tij në emisionin Zonë e Lirë lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili sot zhvilloi një “gjyq publik” ndaj disa protestuesve, duke evidentuar vepra penale që ata mund të kenë kryer.
Kulla theksoi se nuk është i sigurt nëse ky veprim i kryeministrit përputhet me ligjin.
Kulla mbi përgjegjësinë e Ramës dhe Berishës
Ai shtoi se ky realitet për të rinjtë dhe për popullsinë në përgjithësi është nxitur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha. Sipas tij, kjo ndodh sepse vendi nuk ka kinema dhe teatro, ndërsa veprimtaritë kryesore me të cilat merren njerëzit janë krimet.
Për Kullën, Rama ndërmori një veprim politik, si të pështysh lart dhe të të bjerë në tokë.
Ilir Kulla:
Kryeministri Rama ka bërë një veprim politik, që të pështysh lart e i ra mbi kokë. Edi Rama ka mbi 13 vite në pushtet, aq sa të rinjtë sot janë rritur me Ramën në pushtet.
Edhe nëse kanë pirë hashash disa shqiptarë, këtë e ka prodhuar politika. Kjo vjen për shkak të mungesës së shtetit, sepse nuk ka kinema, nuk ka teatro dhe këtu është problemi. Edi Rama dhe Berisha e kanë krijuar këtë realitet dhe është arsyeja se përse protestuesit thërrasin Rama në burg e Berisha në burg.
Nuk e di nëse është e ligjshme ajo që bëri kryeministri. Rama tregoi me duart e veta se çfarë ka gatuar prej kohësh. Këtë me nder m…të madh kanë prodhuar të dy, edhe Edi Rama edhe Sali Berisha.
Burimi: sot.com.al










