Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet më 25 nëntor në Bruksel, fokusohet te integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet më 25 nëntor në Bruksel, fokusohet te integrimi dhe reformat

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër të një samiti që do të theksojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe rajonit. Sipas një njoftimi për shtyp, Bashkimin Evropian do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian dhe presidentja e Komisionit Evropian.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është përparësia jonë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në këto kohë të trazuara. BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i rajonit”, deklaroi António Costa, president i Këshillit Evropian.

Angazhimi i BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Samiti do të shërbejë si një mundësi për të riafirmuar angazhimin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të nxitur partnerët të përshpejtojnë reformat vendimtare dhe të përmbushin angazhimet e nevojshme për avancimin drejt integrimit evropian.

Liderët do të vlerësojnë gjithashtu progresin në integrimin gradual të rajonit në BE, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe do të diskutojnë hapat e mëtejshëm për zbatimin e tij.

Sfidat e përbashkëta dhe siguria në fokus

Në fokus do të jenë edhe sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë, në kushtet e një situate gjithnjë e më komplekse gjeopolitike.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha