Biznesmeni me origjinë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktari, u ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, si dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe opozitën në Shqipëri, me qëllim krijimin e kushteve për formimin e një qeverie teknike.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajraktari kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se “ai nuk mund ta mbajë peng vendin”.
Po ashtu, Bajraktari i bën thirrje qeverisë që të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit.
Kërkesa për angazhim të aleatëve perëndimorë
“Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe përfaqësuesit evropianë🇪🇺 duhet të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe opozitën në Shqipëri për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie teknike.
Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën tranzicionit paqësor të pushtetit.
Aleatët perëndimorë të Shqipërisë duhet ta monitorojnë gjithë procesin. Kjo është rruga e vetme që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të Shqipërisë dhe mbarë popullin shqiptar”, thuhet në reagim.
Burimi: www.albeu.com










