Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Opinion

Muli menaxhon protestën e së dielës

Muli menaxhon protestën e së dielës

Propozimi i Mulit që protestuesit të mbyllnin njërin sy si shenjë solidariteti me djalin e plagosur në sy gjatë protestës shkaktoi shumë probleme.

Fillimisht, grupi i zjarrit i PD-së nuk e pranoi këtë propozim, sepse me një sy nuk mund të qëllonin.

– Ne as me dy sy nuk arrijmë të qëllojmë, – tha Stresi, – e jo më me një.

Atëherë u propozua që vetëm vajzat të mbyllnin njërin sy, pasi ato nuk qëllonin. Burrat duhej të mbulonin fytyrën, gjë që nuk kuptohej.

Pas kësaj u vendos që grupi i PD-së, i cili do të mbështeste studentët, të mos marshonte si ditën e mëparshme, sepse dukej qartë se ishin pak në numër.

Roli i Klevesit dhe udhëzimet e Mulit

Klevesit iu caktua detyra e magazinierit të molotovëve. Detyra e tij ishte t’ua dorëzonte molotovët gjuajtësve që do të vinin t’i merrnin.

Shenja e vetme ishte që duhej të ngrinin dy gishtat përpara se të hynin në magazinë. Kështu përjashtoheshin ata të Qorrit, pasi ata më parë i presin dy gishtat sesa i ngrenë.

Muli mori përsipër të udhëzonte veprimet në terren: cilin biznes të sulmonin, cilën bankë dhe ku të grumbulloheshin në fund.

U dha udhëzim që protestuesit të mos futeshin në Bllok, pasi nuk do të mund t’u shpjegohej më pas fëmijëve se dyqanet te rruga “Brigada VIII” janë të Karminës dhe mund t’i digjnin.

Skema që hartoi Muli ishte efikase. Në fillim do të përhapeshin fjalë se cili biznes do të digjej, por nuk do të veprohej pa urdhër, me qëllim që pronarët të shkonin të negocionin me Mulin dhe të paguanin. Në varësi të pagesës, mund të shpëtonin.

Leloja dhe dyshimet e Mulit

Pas gjithë kësaj, Leloja arriti në seli i kënaqur.

– Sot jemi mirë, – i tha Mulit.

– Nga e kupton? – i tha Muli.

– Nuk kam dëgjuar asnjërin në protestë të thotë më “Berisha në burg”. Vetëm “Rama në burg”.

Kjo tregon se në shesh kanë mbetur vetëm tanët.

– Kjo nuk është provë e sigurt, – tha Muli. – Që të jemi të sigurt, duhet të çojmë një herë Klevesin. Po nuk e hodhën në Lanë, janë tanët.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha