Një defekt i madh në sistemin e shpërndarjes së ujit në zonën “10 Korriku” ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës.
Në një komunikim zyrtar, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se, si pasojë e situatës së krijuar, është i domosdoshëm ndalimi i detyruar i stacioneve të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë derisa avaria të riparohet plotësisht.
Ndërkohë, ekipet e punës janë përfshirë për të ndërhyrë në rrjet dhe për ta zgjidhur problemin në kohën më të shkurtër të mundshme.
Burimi: euronews.al










