Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Aktualitet

Studentët vazhdojnë bojkotin e auditorëve në Korçë, mbështetje edhe nga pedagogët

Studentët vazhdojnë bojkotin e auditorëve në Korçë, mbështetje edhe nga pedagogët

Edhe gjatë ditës së sotme, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë vijuar bojkotimin e auditorëve, si pjesë e protestave të nisura në ditët e fundit. Një grup pedagogësh të këtij institucioni kanë shprehur mbështetje për ta.

Në dallim nga dje, kur pas bojkotit studentët vazhduan protestën në bulevardet e qytetit, sot ata nuk kanë organizuar marsh në rrugët e Korçës.

Sipas burimeve të sigurta, pritet që gjatë pasdites të mblidhet përsëri Këshilli Studentor, me qëllim diskutimin dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të lëvizjes studentore.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha