Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Gjuhë urrejtje dhe mallkime, hoxha nga Maqedonia e Veriut përfshihet në protestat në Tiranë

Gjuhë urrejtje dhe mallkime, hoxha nga Maqedonia e Veriut përfshihet në protestat në Tiranë

Hoxhë Zekerija Bajrami, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me protestat që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri.

Që prej disa ditësh, ai ka publikuar në rrjetet sociale mesazhe që përmbajnë një gjuhë mjaft të ashpër.

“Zoti ynë, studentët dhe dashamirët e atdheut ndihmoi. Nga kurthet e kriminelëve mbroi. Zullumqarët mes vete shkatërroi”, shkruan Hoxhë Zekerija Bajrami.

Gjithashtu, edhe në një postim tjetër të hoxhës vihet re sërish përdorimi i një gjuhe aspak të përshtatshme.

“Zoti i mallkoftë tradhtarët. Zoti i ruajtë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan ai.

Ajo që vihet re nga këto postime është fakti se ato shoqërohen me foto nga protestat, ku efektivët e policisë shoqërojnë ose arrestojnë protestuesit.

Këto komente me gjuhë të papërshtatshme, me mallkime dhe përdorimi i fesë për situata të tilla si në këtë rast protestat, ngrenë sërish debatin mbi ndërhyrjet që bëhen në protesta ku ka dhunë dhe shkatërrim.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha