Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Autobusi me turistë përplaset me BMW në aksin Berat-Lushnjë, disa të lënduar

Autobusi me turistë përplaset me BMW në aksin Berat-Lushnjë, disa të lënduar

Një përplasje rrugore ka ndodhur në rrugën nacionale Berat–Lushnjë, afër fshatit Barbullinjë, ku një autobus që kryente linjën Berat–Tiranë është përplasur me një makinë të markës BMW.

Si pasojë e përplasjes, disa udhëtarë të autobusit, kryesisht turistë të huaj, kanë pësuar dëmtime të lehta. Shoferi i BMW-së është dërguar me urgjencë në spital. Bazuar në informacionet fillestare, automjeti BMW i ka dalë përpara autobusit. Drejtuesi i autobusit ka vepruar me frenim, por përplasja nuk është shmangur, dhe si rezultat makina ka përfunduar në barrierën mbrojtëse të një aktiviteti biznesi.

Policia Rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon veprime hetimore për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, pasagjerët po presin një mjet tjetër nga agjencia e udhëtimit për të vazhduar rrugën drejt destinacionit.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha