Mësuesit nisën marshimin nga Universiteti Politeknik drejt një qendre tregtare afër Kuvendit, aty ku po mbahej seanca.
Pas përplasjes me barrierën metalike të ngritur nga policia, ata e rrëzuan atë dhe më pas u ndeshën me efektivët e FNSH-së, të cilët ishin pozicionuar disa metra më tutje.
Seanca plenare tashmë është mbyllur, ndërsa pranë protestuesve ndodhet edhe një autobot uji. Policia i ka dhënë paralajmërime disa herë përmes megafonit.
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al









