Komuna e Fushë Kosovës ka informuar banorët se Forca e Sigurisë së Kosovës do të kryejë aktivitete dhe stërvitje ushtarake në Harilaq, nga data 13 tetor deri më 5 nëntor.
Bazuar në njoftimin e komunës, stërvitjet në Harilaq janë planifikuar për dy data të caktuara:
23 tetor – Stërvitje praktike me shpërthim minash artizanale.
30 tetor – Stërvitje praktike me eksplozivë detarë.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të vërejnë lëvizje më të shpeshta të trupave dhe mjeteve ushtarake, si dhe të dëgjojnë zhurma që vijnë nga aktivitetet e trajnimit.
Komuna e Fushë Kosovës ka bërë me dije se këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të zakonshme të FSK-së.
Burimi: www.gazetaexpress.com









