Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kosova

Diplomati francez në Këshillin e Sigurimit kërkon që Kosova të respektojë obligimet ndërkombëtare për Gjykatën Speciale

Diplomati francez në Këshillin e Sigurimit kërkon që Kosova të respektojë obligimet ndërkombëtare për Gjykatën Speciale

Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jay Dharmadhikari, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka paraqitur qëndrimin e Francës edhe në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat janë miratuar në dy lexime në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, këto ndryshime janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Franca kërkon nga Kosova që të respektojë plotësisht detyrimet ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin gjyqësor të Dhomave të Specializuara”, tha ai.

Dharmadhikari ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë, duke e cilësuar të papranueshme që, edhe tri vjet pas vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, përgjegjësit për sulmin ende nuk janë sjellë para drejtësisë.

“Nuk është e pranueshme që përgjegjësit për Banjskën të mbeten në liri. Autorët e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë dhe të mbahen përgjegjës”, ka deklaruar ai.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha