Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat zyrtare, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit të vitit 2026 janë lidhur gjithsej 2 mijë e 913 kontrata njëburimore, me vlerë prej 359 milionë eurosh.
Sipas saj, 1 mijë e 706 prej këtyre kontratave janë lidhur për herë të parë, me vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, me vlerë prej 55 milionë eurosh.
Bajrami: Kontratat njëburimore dhe rasti i peletit
“N𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞 k𝐚𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝟐𝟗𝟏𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟑𝟓𝟗 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡. Prej tyre, 1706 janë kontrata për herë të parë në vlerë prej 304 milionë eurosh, e 1207 janë aneks-kontrata në vlerë prej 55 milionë eurosh. Të dashur qytetarë, Rasti i fundit që ishte në medie i furnizimit me pelet nga ana e komunave tregon më se miri dëmet/korrupsionin që bëhet me kontrata njëburimore”, thuhet në njoftim.
Bajrami ka përmendur si shembull dallimet në çmimin e blerjes së peletit nga komunat e Podujevës dhe Graçanicës. Sipas saj, Podujeva e ka blerë peletin për 520 euro për ton përmes një kontrate të negociuar, ndërsa Graçanica e ka blerë nga e njëjta kompani për 380 euro për ton përmes një tenderi të hapur.
Ajo ka theksuar se dallimi është 140 euro për ton dhe ka kërkuar që këto kontrata të hetohen.
“Derisa komuna e Podujevës e kishte blerë peletin me kontratë të negociuar 520 euro/ton, komuna e Graçanicës ka blerë nga e njëjta kompani me tender të hapur 380 euro/ton. Dallimi në çmim 140 euro/ton.Këto kontrata duhet të hetohen. Të gjitha kontratat që janë lidhë pa aprovim paraprak nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik janë vjedhje me letra e taksave të qytetarëve të këtij vendi, taksave edhe të atyre që shteti s’po ua siguron barnat për trajtimin e sëmundjes së kancerit. Përgjegjësi!”, shkroi Bajrami.
Burimi: pressonline.al










