Agjencia amerikane e fotografive Getty Images njoftoi sot se ka depozituar një kërkesë për falimentim pranë një gjykate në Nju Jork. Ky veprim pritej pas marrëveshjes së arritur së fundmi për ristrukturimin e borxhit, e cila parashikon gjithashtu daljen e kompanisë nga Bursa e Nju Jorkut.
Në deklaratën e saj, agjencia bëri me dije se procedura është nisur me qëllim që të merret miratimi zyrtar i planit të ristrukturimit dhe të zbatohet ai në mënyrën më efikase.
Burimi: www.albeu.com









