Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Trump gati për takim me Putin dhe Xi Jinping në Kinë

Trump gati për takim me Putin dhe Xi Jinping në Kinë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se është i hapur për një takim me homologun rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping në Kinë gjatë muajit të ardhshëm, duke konfirmuar kështu informacionet e mediave sipas të cilave tre liderët mund të mblidhen në kuadër të samitit të Azi-Paqësorit në Shenzhen.

Sipas Trump, një samit i tillë do të fokusohej kryesisht në çarmatimin bërthamor, por nuk përjashtohet mundësia që të përfshihen edhe bisedime rreth konfliktit në Ukrainë.

Kur gazetarët e pyetën nëse do të takohej me Putinin dhe Xi Jinpingun për të biseduar për Ukrainën, Trump e zvogëloi rëndësinë e kësaj çështjeje si temë kryesore e takimit.

“Do ta bëja këtë, jo aq shumë për Ukrainën, sepse Rusia, sinqerisht, ka qenë e qetë me Ukrainën. Nuk kanë bërë shumë”, tha ai.

“Do të takoheshim për të diskutuar mbi armët bërthamore dhe çarmatimin bërthamor”, shtoi më tej.

I pyetur më tej nëse çështja e Ukrainës do të diskutohej në një takim me dy liderët, Trump tha se do të bënte “gjithçka që mundem për t’i dhënë fund luftës”.

Grupi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) do të mbaj një samit në qytetin kinez Shenzhen më 18-19 nëntor. Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të gjitha anëtare.

Por Peskov shtoi se “askush nuk ka diskutuar ose paraqitur asnjë propozim apo marrëveshje thelbësore, as në lidhje me vetë takimin, as me axhendën dhe përmbajtjen e tij të mundshme”.

Peskov tha se “një zgjidhje përfundimtare është e pamundur pa pjesëmarrjen e dikujt nga Kievi që është i përgatitur të marrë përsipër përgjegjësinë”.

Por Putini e ka përjashtuar vazhdimisht takimin me Zelenskyn deri pasi të jetë gati një marrëveshje përfundimtare paqeje dhe ka vënë në dyshim vazhdimisht autoritetin e Zelenskyt për të nënshkruar një marrëveshje pas skadimit të mandatit të tij pesëvjeçar sipas ligjit ushtarak.

Trump, i cili ka ripërsëritur kritikat e tij ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ditët e fundit, të hënën tha se ishte “koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”.

“Zelensky nuk e di se për çfarë po flet”, tha Trump kur u pyet për komentet e ukrainasit.

“Të jem i sinqertë, mendoj se është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”, shtoi ai.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha