Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

SHBA bind Putinin për bisedime trepalëshe, Bedri Elezi analizon strategjinë e Rusisë në luftën me Ukrainën

SHBA bind Putinin për bisedime trepalëshe, Bedri Elezi analizon strategjinë e Rusisë në luftën me Ukrainën

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka dhënë vlerësimin e tij mbi ecurinë e luftës në Ukrainë dhe strategjinë e Rusisë, duke u përqendruar te vështirësitë e sigurisë që po përballet Moska dhe roli i qëndrimit të presidentit amerikan Donald Trump në këtë konflikt.

Gjatë analizës së tij, Elezi theksoi se Ukraina përbën një problem serioz për sigurinë ruse, duke argumentuar se zhvillimet e luftës po e vënë Moskën përballë pengesave gjithnjë e më të mëdha.

“Ukraina është e rrezikshme për vetë Rusinë brenda saj. Shumë sfida ka pasur Rusia brenda territorit të saj nga Ukraina. Mund të themi se Ukraina po përfundon gjithnjë e më tepër në një drejtim të një situate të rëndë për sigurinë e Rusisë”, deklaroi Elezi.

Eksperti vuri në dukje gjithashtu se Rusia po kërkon të përfitojë nga situata politike në Shtetet e Bashkuara dhe nga qasja e Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë.

“Provoi në një marrëdhënie të re me Kinën për të pasur mbështetje, dhe karta e saj mbeti Irani një nga partnerët që do defokusonte SHBA dhe partnerët e saj. Por e kemi thënë se gjërat që janë nën kontrollin rus do të kalojnë nën kontrollin ndërkombëtar. Sepse në bazë të informacioneve që janë kaluar në disa zyra të rëndësishme, Moska beson se një periudhë paqe apo një referendum do ta sjellë Rusinë në kufijtë e saj. Por nuk do të preken kufijtë e Ukrainës. Putin është i gatshëm të mbajë situatën që kishte më parë duke besuar se do sjellë një udhëheqje ndërkombëtare”, tha ai.

/abcnews.al/

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha