Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Deputetët polakë miratojnë lehtësimin e kufizimeve për abortin

Deputetët polakë miratojnë lehtësimin e kufizimeve për abortin

Të martën, dhoma e poshtme e parlamentit polak miratoi një projektligj që lejon ndërprerjen e shtatzënisë në rastet e anomalive të fetusit dhe që dekriminalizon dhënien e ndihmës për kryerjen e abortit.

Ky hap vjen ndërkohë që ligjvënësit kërkojnë të anulojnë ndalimin pothuajse të plotë të abortit, të vendosur nga qeveria e mëparshme.

Megjithatë, ka shumë gjasa që ky legjislacion të përballet me veton e presidentit nacionalist.
Polonia, një vend me shumicë katolike, vendosi një ndalim pothuajse total të abortit në vitin 2021, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se ndërprerjet e shtatzënisë për shkak të anomalive të fetusit ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Ky ndalim shkaktoi protesta të gjera.

Koalicioni pro-evropian i kryeministrit Donald Tusk i fitoi zgjedhjet e vitit 2023, pjesërisht duke premtuar lehtësimin e kufizimeve mbi abortin. Presidenti Karol Nawrocki ka lënë të kuptohet se do të bllokojë çdo liberalizim të ligjit.

Një projektligj tjetër, i cili do të legalizonte abortin me kërkesë deri në javën e 12-të të shtatzënisë, është aktualisht në shqyrtim në komisionet parlamentare.

Sipas ligjit aktual, aborti është i ligjshëm vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, si dhe kur shëndeti apo jeta e gruas janë në rrezik.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha