Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Shoferja përplas për vdekje 81-vjeçarin në Durrës

Shoferja përplas për vdekje 81-vjeçarin në Durrës
Foto: abcnews.al

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në Durrës.

Një automjet, i drejtuar nga një 26-vjeçare me inicialet K. Gj., përplasi një këmbësor 81-vjeçar, shtetasin B. Z.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari humbi jetën.

Pas aksidentit, drejtuesja e automjetit u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha