Sot u zhvillua një situatë e pazakontë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë u ndezën sërish.
Ndërkohë që përballë Kryeministrisë protestuesit lëshonin molotovë dhe kapsolla, një qytetar kaloi pranë tyre pa u shqetësuar, për të kryer vrapimin e tij të mbrëmjes.
Sipas pamjeve të siguruara nga Top Channel, dallohet momenti kur ky qytetar, i veshur me rroba sportive, kalon mes turmës së protestuesve dhe policëve, duke vazhduar itinerarin e vrapimit të tij të mbrëmjes.
Burimi: top-channel.tv









