Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Vincent Kompany përfundoi pa ndjenja në spital, zbulohet problemi shëndetësor i trajnerit të Bayernit

Vincent Kompany përfundoi pa ndjenja në spital, zbulohet problemi shëndetësor i trajnerit të Bayernit

Ka shqetësim për gjendjen shëndetësore të Vincent Kompany. Trajneri i Bayern Munich ndodhet në spital, në gjendje të qëndrueshme, pasi humbi ndjenjat të premten pasdite, raporton media gjermane “TZ München”.

Kontrollat mjekësore dhe ndeshja me Arsenalin

Sipas këtij burimi, Kompany kishte qenë në spital edhe disa ditë më parë, ku kishte kaluar natën dhe iu ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore. Rezultatet nuk zbuluan probleme, ndaj ai vendosi të drejtonte Bayernin nga vija anësore në ndeshjen kundër Arsenalit.

Megjithatë, trajneri belg ka pasur një javë të vështirë nga ana shëndetësore. Ai njihet për orët e pakta të gjumit, pasi shpesh qëndron zgjuar deri vonë për të punuar.

Pavarësisht gjendjes së tij, të premten Kompany drejtoi stërvitjen e ekipit të parë dhe më pas shkoi të ndiqte edhe seancën e ekipit të dytë, ku u rrëzua pa ndjenja.

Kërkesa e Bayernit për pushim

Drejtuesit e Bayernit kërkojnë që trajneri të pushojë dhe të mos nxitojë me rikthimin në punë, duke i dhënë vetes kohën e nevojshme për rikuperim të plotë.

Tashmë, përparësi absolute është shëndeti i Kompany. Shërim të shpejtë, Vincent!

 

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha