Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Shqiptari që mahnit Europën, Klidman Lilo heroi i vërtetë në ndeshjen OFI-Leverkusen

Shqiptari që mahnit Europën, Klidman Lilo heroi i vërtetë në ndeshjen OFI-Leverkusen

Ishte nata e tij dhe vështirë se mund të bëhej më mirë se kaq.

Një portier i ri shqiptar, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, zhvilloi një paraqitje të ngjashme me atë të Oliver Kahn në finalet e Kupës së Botës 2002 në Japoni e Kore të Jugut.

Titullar në Ligën e Europës, në portën e OFI-t të Kretës, 23-vjeçari Klidman Lile shkëlqeu me disa pritje të nivelit shumë të lartë të vështirësisë.

Ish-kampioni i Gjermanisë, Leverkusen, pati epërsi të madhe në ishullin e Kretës dhe madje fitoi 2-0, por mund të kishte arritur një triumf shumë më të thellë po të mos kishte qenë në portë ylli kuqezi.

Lilo bëri 12 pritje, njërën më të bukur se tjetrën, dhe vështirë se mund të quhet fajtor në dy golat e pësuar.

Vlerësimi i UEFA-s për Lilen

UEFA e vlerësoi lart nivelin e tij, duke i dhënë notën 8.8 dhe duke e përfshirë në formacionin e javës, si një nga më të mirët në të gjitha ndeshjet e Ligës së Europës.

Edhe agjenci të tjera të specializuara e futën gardianin shqiptar në 11-in e javës së tretë të këtij konkurrimi.

E ardhmja në kombëtare

Lilo ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 deri në 2024, kur kaloi moshën, duke luajtur 9 ndeshje për të besuarit e trajnerit Alban Bushi, dhe ndoshta vazhdimësia në këtë formë mund të bëjë që trajneri i kombëtares, Rolando Maran, ta ketë në konsideratë për portën.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha