Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Rama: T’i quajmë Lojërat Mesdhetare Albin Kurti 2030, vetëm të mos i humbim

Rama: T’i quajmë Lojërat Mesdhetare Albin Kurti 2030, vetëm të mos i humbim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë me tone ironike, duke thënë se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të quhen edhe me emrin e kryeministrit Albin Kurti, vetëm që Kosova të mos e humbasë mundësinë për t’i organizuar ato.

Rama, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, theksoi se organizimi i këtyre lojërave nuk duhet të shihet si një çështje politike, por si një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme.

“A është kjo çështje politike për sa i përket meje? Jo, unë jam gati t’i ndryshoj emrin ‘Kosova 2030’ dhe ta quaj ‘Albin Kurti 2030’, vetëm që të krijojmë këtë infrastrukturë dhe t’i mbajmë këto lojëra, sepse janë më se të nevojshme për vendin tonë, rininë tonë dhe të ardhmen tonë”, deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare për shkak të asaj që ai e quajti “gjëra të kota e naive”.

Sipas Ramës, ky organizim përbën një mundësi të madhe për Prishtinën dhe Kosovën që të investojnë në infrastrukturë deri në vitin 2030, si dhe të përmirësojnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Për t’u kthyer tek çështja monumentale që kemi përpara, për të organizuar një event madhor që e vë në pah Prishtinën dhe Kosovën në nivel global. E gjithë kjo për qytetarët tanë dhe shqiptarët kudo që janë, për të ndryshuar edhe këtë perceptim që ka Kosova në botë si një vend i pasigurt e një vend i pasluftës. Pra, kemi një mundësi monumentale, një organizim të mirëfilltë ku mund të krijojmë infrastrukturë deri më 2030, e cila do të na kishte marrë 20-30-40 vjet për t’u ndërtuar nëse nuk do të kishim këtë mundësi me Lojërat Mesdhetare”, u shpreh Rama.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha