Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

PSG vendos për merkaton e janarit, 27-vjeçari mund të marrë frymë lirisht

PSG vendos për merkaton e janarit, 27-vjeçari mund të marrë frymë lirisht

Megjithë disa paraqitjeve jo të kënaqshme gjatë këtij sezoni, PSG vijon t’i besojë plotësisht Matvey Safonov dhe nuk planifikon të sjellë ndonjë portier të ri gjatë merkatos së janarit.

PSG dhe Safonov

Ndonëse së voni u përfol për mundësinë e afrimit të një portieri tjetër, drejtuesit e klubit parizien kanë vendosur të vazhdojnë t’i besojnë portierit rus. Sipas “Canal+”, klubi parizien nuk po mendon të ndryshojë hierarkinë e portierëve gjatë merkatos së dimrit.

Pasi mbërriti në klubin francez për t’u përballur me Gianluigi Donnarummën, Safonov arriti gradualisht të vendosej si portieri i parë sezonin e kaluar. Në moshën 27-vjeçare, portieri rus ka fituar përparësi ndaj Lucas Chevalier-së, i cili u afrua pikërisht për të ofruar më shumë siguri në atë pozicion.

Të paktën deri në fund të sezonit, Safonov e ka vendin e sigurt si titullar i portës te PSG. Rusi është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2029.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha