Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë me një mesazh të fortë për shqiptarët

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë me një mesazh të fortë për shqiptarët

Erjon Vishkulli, i riu që u plagos me plumb gome nga Policia gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka arritur në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një mesazhi, ku shprehet me shpresë për operacionin e radhës dhe me besim se gjithçka do të shkojë mirë.

”Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti bëftë mrekulli! SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”.

Rama: Transporti dhe shpenzimet u mbuluan nga shteti

Ndërkohë, pak më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ‘‘iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajtja e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër”.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha