Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Milan nis me vrull ndaj Udineses, por shënon vetëm një gol në pjesën e parë

Milan nis me vrull ndaj Udineses, por shënon vetëm një gol në pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllëse të javës së tetë në Serie A, Udinese-Milan, u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve, të cilët e nisën takimin me vrull dhe arritën të gjenin golin e avantazhit që në minutën e 6-të.

Goli i hershëm i Pulisic

Luka Modric ekzekutoi një goditje të shpejtë dënimi dhe dha një asistim perfekt për Christian Pulisic. Amerikani e kishte shumë të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë.

Minutat në vijim kaluan kryesisht të qeta dhe të dyja skuadrat nuk krijuan raste konkrete. Pjesa e parë në Friuli u mbyll 0-1 për Milanin.

SHIKO GOLIN

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha