Në “Camp Nou” luhet akti i parë i “El Clasicos” për këtë sezon në La Liga. Barcelona vjen pas 9 fitoreve radhazi në po kaq javë dhe do të kërkojë sot një tjetër triumf, për të zgjeruar edhe më shumë diferencën në pikë ndaj Real Madridit.
Real Madridi në vendin e tretë
“Los Blancos” ndodhen aktualisht në pozitën e tretë me 21 pikë, 4 pikë më pak se Atletico Madridi i vendit të dytë dhe 6 pikë më pak se Barcelona kryesuese.
Katalanasit vijnë në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishme, si Eric Garcia, Dani Olmo dhe Jules Kounde, të gjithë të dëmtuar. Këtu nuk duhet harruar as danezi Andreas Christensen.
Mungesat te Real Madridi
Te Real Madridi, përveç të dëmtuarve tashmë të zakonshëm si Raul Asencio, Rodrygo dhe Ferland Mendy, mungon sot edhe Thibaut Courtois për shkak të një gjendje gripale, si dhe Vinicius Junior për shkak të kartonit të kuq të marrë dy javë më parë ndaj Villarrealit.
Hansi Flick dhe Jose Mourinho kanë vendosur të zbresin në fushë me këto formacione zyrtare:
Barcelona XI: Joan Garcia, Espart, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo, Rodri, Pedri, Lamine, Fermin, Gordon, Raphinha
Real Madrid XI: Lunin; Cucurella, Hujisen, Konate, Valverde; Bernardo Silva, Bellingham, Tchouameni; Diomande, Guller, Mbappe
Burimi: telesport.al










